Kuvendi i Kosovës të hënën mban seancë solemne për 12 vjetorin e Pavarësisë

  • 14 February 2020 - 16:26
Kuvendi i Kosovës të hënën mban seancë solemne për 12 vjetorin e Pavarësisë

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në një komunikatë për media, drejtoria për media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca solemne do të fillojë të hënën në ora 11:00. 

Qeveria e Kosovës poashtu ka paraparë një sërë aktivitete me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka njoftuar se të hënën do të zhvillohen homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, pastaj tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi për të përfunduar në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)