“Mund të nënshkruani”, Grenellit i duhet të ndërhyjë për ta këndellur Gjuriqin

  • 14 February 2020 - 17:30
“Mund të nënshkruani”, Grenellit i duhet të ndërhyjë për ta këndellur Gjuriqin

Ceremonia e nënshkrimit të Letrave të Mirëkuptimit më Kosovës dhe Serbisë në Mynih me ndërmjetësimin e Richard Grenellit nuk ka kaluar pa disa momente qesharake.

Derisa Richard Grenell po i udhëzonte  dy përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, Ramë Qupeva dhe Xhemë Veseli dhe Marko Gjuriqin për të nënshkruar marrëveshjet, ky i fundit kishte humbur fare.

E Richard Grenell kur e ka vërejtur një gjë të tillë e ka parë të udhës që t’i drejtohet Gjuriqit duke i thënë “mund të nënshkruani”.

Kosova dhe Serbia sot kanë arritur pajtim për ndërtimin e linjës hekurudhore dhe autostradës Prishtinë-Beograd.

(Kosova Sot Online)