Tragjedia në familjen shqiptare, zbulohet shkaku i vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve

  • 14 February 2020 - 17:33
Tragjedia në familjen shqiptare, zbulohet shkaku i vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve

Ditën e sotme vendi u trondit nga një lajm i hidhur ku tre persona ndërruan jetë në Ostren të Madh në Bulqizë.

Ata ishin pjesëtarë të një familje dhe bëhet fjalë për nënën sëbashku me djalin dhe vajzën, ndërkohë që vajza tjetër ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në reanimacion për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për Top Channel bëhet me dije se shkak i vdekjeve është helmimi, teksa akoma nuk është saktësuar nëse është helmimi nga gazi apo nga ushqimi. 

Pritet që autopsia të zbardh ngjarjen e plotë.

Nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën 18 vjeçe dhe Fajtonin 14 vjeç, kanë humbur jetën, ndërsa Merita (vajza e vogël 8 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

(Kosova Sot Online)