13 vjet i fiksuar pas shoqes së fëmijërisë: I riu nuk e mban veten, i futet në krevat dhe...

  • 14 February 2020 - 20:52
13 vjet i fiksuar pas shoqes së fëmijërisë: I riu nuk e mban veten, i futet në krevat dhe...

Një 23-vjeçar që banon në Farkë po hetohet për përndjekjen e shoqes së fëmijërisë, me të cilën ka qenë në bankat e shkollës që në nëntëvjeçare. Por ndonëse secili prej tyre ka marrë rrugë të ndryshme në jetë, D. Krasniqi , e ka pasur të vështirë të distancohet nga bashkëmoshatarja Xh. D, duke e mbushur kupën, pasi i ka hyrë në dhomën e gjumit. Kallëzuesja në procesverbalin e përpiluar nga oficeri Artenis Merka shpjegon “dashurinë” 13-vjeçare të shokut të fëmijërisë, i cili vit pas viti i ka shtuar dozat e fiksimit. Vajza tregon në polici:

Xh.D: Gjatë gjithë kohës Dritani më ka ngacmuar, por unë nuk kam shfaqur interesim ndaj tij. Ngacmimet filluan të bëhen intensive në vitin 2018 dhe 2019, kur filloi të më shkruajë mesazhe. Unë merrja autobusin dhe ai udhëtonte në të njëjtin autobus, shkoja në punë ai vinte mbrapa meje, ose kur qëndroja në punë ai më priste jashtë apo shikonte pas xhamit. Në një rast më priti sa zbrita nga autobusi dhe më pyeti: Përse nuk më flet? Ju përgjigja: “Nuk dua të të flas” dhe pastaj shtoi “nuk i ke mirë punët kështu”.

23-vjeçarja tregon në polici në fashikullin që gazeta “Si” disponon se sa herë që Dritani e shikonte që lëvizte në këmbë apo ishte vetëm, ai linte gjithçka dhe shkonte pas saj, duke e ndjekur në heshtje dhe në distancë. Vajza u tregon hetuesve në materialet objekt gjykimi se asnjëherë nuk kishte dorëzuar denoncim, pasi shpresonte se një ditë bashkëmoshatari i saj do lodhej dhe nuk do ta ndiqte më. Pika që e ka derdhur kupën ka qenë diçka tjetër e pazakontë. 

Xh.D: U shtriva për të fjetur. Ishte ora 1 e natës. Në gjumë ndjeva se diçka apo dikush më kapi nga dora. Hapa sytë e trembur dhe pashë që në këmbë pranë krevatit qëndronte Dritani. Duke qenë se fle me gjyshen në dhomë mbajmë përherë një dritë të vogël dhe nga hija e njoha që ishte Dritani. U ngrita dhe ndeza dritën e madhe. I kërkova disa herë të largohej, por ai nuk pranonte. Më thoshte që donte të më prekte. Më kapi nga duart dhe donte të më tërhiqte nga vetja. Nga zhurmat, u ndezën edhe dritat e tjera të shtëpisë dhe sapo familja u zgjua, Dritani u hodh nga ballkoni dhe u largua.

Anëtarët e familjes së kallëzueses, përfshi edhe nënën e saj, kanë treguar që kishin dijeni për fiksimin e ish-shokut të fëmijërisë së 23-vjeçares. Në një episod tregon e ëma, teksa po ecnin nga zona e liqenit, i riu i ka ndjekur hap pas hapi pa i folur asnjërës. Pavarësisht kësaj, policia dhe prokuroria e kanë vlerësuar se kjo situatë disavjeçare nuk është aspak dashuri. Por siç mendon prokurori Gjergji Tako, në dosjen me numër 5601 që gazeta “Si” disponon, D K. duhet të vendoset nën akuzë dhe ndaj pas arrestimit të tij ia ka dorëzuar gjykatës për t’ju nënshtruar procesit gjyqësor.

(Kosova Sot Online)