Shokuese në Kosovë/ Xhaxhai përdhunon mbesën 18 vjeçare: Kishte vetë dëshirë

  • 14 shkurt 2020 - 21:31
Shokuese në Kosovë/ Xhaxhai përdhunon mbesën 18 vjeçare: Kishte vetë dëshirë

Një ngjarje e pabesueshme është shënuar në Kosovë ku një 56-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar mbesën e saj 18-vjeçare, vajzën e vëllait.

Vëllai i vajzës kërkon që dikush ta marr motrën e tij në mbikëqyrje, të dyshuarit i caktohen 30 ditë paraburgim

Rrugët e lagjes “Koloni” në Gjakovë janë të mbushura nga qytetar të  komuniteti “Ashkalinjë”.

E njëri ndër ta, u bë i njohur gjatë ditës së enjte.

Bëhët fjalë për  S. Morinën, emër i njohur për redaksinë.

55 vjeçar,  po dyshohet  se pa dëshirën e mbesës, kreu akt seksual me të për 3 net rresht, nga data 2 deri me 5 shkurt.

Mirëpo vëllai i vajzës 18 vjeçare, me inicialet  A.M, mendon ndryshe.

Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që motra e tij solli probleme në shtëpi, dhe ka vetëm një kërkesë për ata që e shohin.

Tashmë me këtë rast po merret Prokuroria Themelore në Prizren. 

Zëdhënësja për informim, Yllka Shehu, konfirmoi se 55 vjeçari gjendët në mbajtje dhe ndaj të njejtit do të kërkohet caktimi  i masës për paraburgim.

Ndërkohë gjatë ditës së premte u mbajt edhe seanca dëgjimore për këtë rast, e ku Gjykata Themelore në Gjakovë të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburigmit prej 30 ditësh. 

Ndërkohë, avokati mbrojtës i 55 vjeçarit, Nexhmedin Gashi, thotë se klienti i tij nuk e mohon veprën, por se ajo ka ndodhur me dëshirën e 18 vjeçares.

Ndryshe, A. M, 18 vjeçare, besohet që ka probleme mendore, pas një aksidenti që e kishe pësuar kohë më parë.

Ajo jeton me familjarët e saj në lagjen “Koloni” në Gjakovë, pasi që asnjë nga prindërit nuk i ka gjallë.

“Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56-vjeçar”, ka deklaruar për mediat kosovare, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Podrimaj-Beqiraj.

(Kosova Sot Online)