Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Hashim Thaçit, ja rreziku

  • 15 February 2020 - 07:48
Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Hashim Thaçit, ja rreziku

“Në anën tjetër edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, të cilat pikërisht për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe rrezikimit territorial të Republikës së Kosovës nga Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore kishin premtuar se Thaçin do ta shkarkonin nga posti i presidentit, tanimë pas marrjes së pushtetit nga këto dy parti, për ta çliruar Kosovën nga rreziqet që mund ti sjellë asaj kuislingu Thaçi, edhe ky premtim parazgjedhor duhet gjithsesi të realizohet sa më parë që të jetë e mundur, nga VV dhe LDK”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri, ua ka rikujtuar partnerëve të koalicionit qeverisës LVV dhe LDK, zotimin e tyre elektoral se me ardhjen në pushtet, do ta iniciojnë në Kuvendin e Kosovës nismën parlamentare për ta dërguar presidentin, Hashim Thaçi në Gjykatë Kushtetuese, në mënyrë që ta shkarkojnë Thaçin nga pozita e presidentit.

Qarri thotë se ka edhe dëshmi ndërkombëtare të zbuluara në shtypin perëndimor, që flasin me besnikëri se Hashim Thaçi ka qenë i gatshëm të bëjë çfarëdo pazari territoresh me Serbinë në dëm të shtetësisë së Kosovës, sikur gjatë atyre bisedimeve të mos kishte kundërshtuar shteti gjerman, më konkretisht kancelaria, Angela Merkel.

Image
Gani Qarri

“Siç u dëshmua edhe në zhvillimet dramatike të vitit të kaluar, e vetmja fuqi e cila përfundimisht, mundi të bënte parandalimin dhe mënjanimin e çmendurive të Hashim Thaçi për ndarjen e copëtimin e Kosovës dhe faljen e Veriut të vendit tonë Serbisë, ishte Kancelarja Angela Merkel dhe shteti i Gjermanisë. Për aq më tepër, këtë e konstatuan edhe autorët e mirënjohur Tody Vogel dhe Kurt Bassauner të cilët në një tekst të tyre të gjatë theksuan se për dallim nga Donald Trump, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, hodhi poshtë idenë kuislinge të Hashim Thaçit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve, dhe kërkoi me këmbëngulje respektimin e parimeve të vendosura nga rendi ndërkombëtar”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nuk duhet besuar në heshtjen e tanishme rreth opsionit të ndarjes nga Thaçi dhe Vuçiq, por duhet të shkarkohet dhe ndëshkohet për këtë lojë të rrezikshme Thaçi, i cili sipas Qarrit, është vënë në shërbim të interesit të shtetit serb.

“Shteti ynë i ri, është një vend me fat, pasi që kancelarja Angela Merkel edhe tani ka një rol të rëndësishëm në bisedimet Kosovë-Serbi dhe ndikon drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve të Kosovës, si dhe të ardhmen e Republikës tonë, pa ndarjen e saj. Por në anën tjetër edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, të cilat pikërisht për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe rrezikimit territorial të Republikës së Kosovës nga Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore kishin premtuar se Thaçin do ta shkarkonin nga posti i presidentit, tanimë pas marrjes së pushtetit nga këto dy parti,për ta çliruar Kosovën nga rreziqet që mund ti sjellë asaj kuislingu Thaçi, edhe ky premtim parazgjedhor duhet gjithsesi të realizohet sa më parë që të jetë e mundur, nga VV dhe LDK”, shprehet Qarri për “Kosova Sot Online” .

Shkarkimi i Thaçit nga pozita e presidentit, sipas Qarrit është akoma më shumë e lehtë tani, ngase ka rënë me të madhe ndikimi i klanit “Pronto” në institucione, sidomos në ato të drejtësisë.

“Madje duke qen se PDK dhe KLANI PRONTO, aktualisht kanë rënë nga pushteti dhe Hashim Thaçi, tanimë ka ngelur pothuajse tërësisht i vetmuar,por i kacavarur ende në njërin nga funksionet më të larta shtetërore, është e natyrshme që ai të ketë rënë në panikun më të madh, qysh nga koha kur ka ardhur në pushtet, nga një nisme e mundshme e VV-s dhe LDK-së, të cilat nuk duhet lënë gurë pa lëvizur dhe ndërmarrë sa më shpejtë çdo gjë që është e nevojshme për shkarkimin përfundimtar të Hashim Thaçit nga posti i presidentit, si dhe vënien e tij, sa më parë, para drejtësisë për shkeljen e Kushtetutës, rrezikimin territorial të Kosovës dhe të gjitha veprimet kundër ligjore ndaj popullit dhe shtetit tonë të brishtë”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)