Sot vendoset se kush do të jetë kandidati i LDK’së për Kryetar të Podujevës

  • 15 February 2020 - 07:56
Sot vendoset se kush do të jetë kandidati i LDK’së për Kryetar të Podujevës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të vendos se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari. 

Rudari i ka thënë medias se sot do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit për të parin e komunës. Deri tani, thotë se nuk ka asnjë emër që është përmendur për këtë pozitë.

“Deri tash nuk është fol për asnjë emër të përveqëm. Nesër (të shtunën) kanë me u mbledh kryetarët e nëndegëve, edhe vendoset se kush do të jetë kandidat”, ka thënë Rudari për media.

Por, media merr vesh se tashmë është vendosur që Rudari të jetë kandidat i kësaj partie, ndonëse ky e ka mohuar.

Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen më 15 mars 2020.

(Kosova Sot Online)