Kurti takon homologun bullgar në Mynih, dakordohen për bashkëpunim

  • 15 February 2020 - 12:21
Kurti takon homologun bullgar në Mynih, dakordohen për bashkëpunim

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Mynih me homologun bullgar Boyko Borissov.

Kryeministri bullgar ka postuar një fotografi në Facebook gjatë takimit me Kryeministrin Albin Kurti.

Borissov ka shkruar se ka uruar për postin e Kryeministrit dhe kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, inestimeve dhe turizmit.

“Takova Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. E urova për zgjedhjen në postin e Kryeministrit. Nuk ka ndonjë çështje të pazgjidhur në mes shteteve tona, marrëdhëniet dypalëshe gjithmonë janë karakterizuar me besim të ndërsjellë. Ka një potencial të pashfrytëzuar për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, investimive dhe turizmit”, ka shkruar Kryeministri bullgar.

(Kosova Sot Online)