Grabitet në mes të ditës dyqani i bizhuterive

  • 15 February 2020 - 13:59
Grabitet në mes të ditës dyqani i bizhuterive

Një argjendari është grabitur këtë mesditë në qytetin e Elbasanit. Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në dyqan dhe ka kërcënuar shitësen. Argjendaria e grabitur ndodhet 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake grabitësi ka marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish.

(Kosova Sot Online)