Liberalizimi i vizave, mashtrimi më i madh në 12 vite pavarësi

  • 15 February 2020 - 16:05
Liberalizimi i vizave, mashtrimi më i madh në 12 vite pavarësi

“Për suksese të Kosovës në këto dy dekada është e pamundur të flasim. Kurse për dështime mund të flasim ditë dhe natë. Ka qenë e ditur që Kosova s’mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, sepse nevojiten vota dhe ne ato vota nuk i kemi. SHBA është shteti i vetëm që mundë të na sigurojnë këto vota për anëtarësim. Qeveritë e mëhershme kane manipuluar me opinionin duke mos u treguar te vërtetën rreth pamundësisë se anëtarësimit në këto organizata”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”. 

 

Image
Faik Krasniqi

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politiken vend, Faik Krasniqi, duke analizuar këto 12 vite të pavarësisë së Kosovës, thotë se politika që e ka qeverisur vendin, po e lë mbrapa edhe një histori të një dekade të dështuar, që është një gabim i pa falshëm për politikbërësit dhe qeveritarët e deritanishëm të Kosovës.

“Secili qytetar do të dëshironte që në këtë përvjetor të 12 të shpikjes së shtetit, të feston e ti kujton sukseset që do ti kishim lënë mbrapa, për të synuar akoma më shumë suksese në për\vjetorët e ardhshëm, por fatkeqësish kjo dëshirë po mbetet një ëndërr e kaluar, duke pritur me shpresë për ndryshimet që do të vijnë në vitet përpara”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

E sipas Krasniqit, një nga dështimet e mëdha të Kosovës në agjendën ndërkombëtare, është pamundësia e lotimit për anëtarësim në organizata e ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe UNESCO-n edhe INTERPOL-in.

“Për suksese të Kosovës në këto dy dekada është e pamundur të flasim. Kurse për dështime mund të flasim ditë dhe natë. Ka qenë e ditur që Kosova s’mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, sepse nevojiten vota dhe ne ato vota nuk i kemi. SHBA është shteti i vetëm që mundë të na sigurojnë këto vota për anëtarësim. Qeveritë e mëhershme kane manipuluar me opinionin duke mos u treguar te vërtetën rreth pamundësisë se anëtarësimit në këto organizata”, thotë analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.  

Sa i takon liberalizimit të vizave, Krasniqi thotë se është shndërruar në një peng politik të qëndrimeve të BE-së karshi Kosovës, ndonëse edhe më këtë temë politika i ka mashtruar qytetarët.

“Sa ju përket vizave, kjo çështje përfundimisht të kushtëzohet me heqjen e taksës ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Njësoj vepruan edhe me liberalizimin e vizave. Ka një dekadë që e mashtrojnë popullin lidhur me këtë çështje. Ish kryeministri Haradinaj madje tallej duke uruar çdo ditë liberalizimin e vizave. Thoshte liberalizimi ka ndodhur pardje. Por qytetaret e ndëshkuan. Qeveria e re duhet të bëj çmos që këtë vit edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian. Kemi mbetur të vetmit të izoluar në Evropë. Duhet të bisedohet seriozisht me shtetet e Bashkimit Evropian, që liberalizimi të ndodh sa më shpejtë. Çfarë është e tepërt është e tepërt. Kam thënë edhe më herët. Kemi një kartë që duhet ta përdorim, taksën ndaj Serbisë. Na hiqni vizat, ne e heqim taksën”, shprehet Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)