“Thaçi, Rama dhe Haxhiu punojnë në prapaskenë”, Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i fortë

  • 16 February 2020 - 07:42
“Thaçi, Rama dhe Haxhiu punojnë në prapaskenë”, Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i fortë

“Kështu që të gjitha këto fakte dhe argumente serioze duhet të merren parasysh edhe nga kryeministri Kurti, në mënyrë që Hashim Thaçi të shkarkohet urgjentisht nga pozita e presidentit dhe sa i takon diskutimit të çështjes së zgjidhjes finale të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, atij, përfundimisht ti ndalohet çdo kontakt me faktorët ndërkombëtar, sepse në prapaskenat e këtyre Bisedimeve, Hashim Thaçi si president vendi mundë të ketë ndikimin e vetë në favor të Serbisë, edhe duke qenë jashtë ekipit të Qeverisë për bisedime, i cili tani pritet të kryesohet dhe drejtohet nga Albin Kurti”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka adresuar së fundi akuza direkt dhe konkrete kundër kreut të shtetit, Hashim Thaçit, siç ka thënë Bahtiri, planin të cilin e i ka mbështetur, madje edhe marr pjesë në hartimin e tij për ndarjen e Kosovës, respektivisht të veriut të Mitrovicës.

E duke i komentuar këto akuza, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri thekson për “Kosova Sot Online”, se ato duhet të shërbejnë edhe si një argument më shumë ndaj qeverisë Kurti, që përfundimisht të gjendet mundësia e shkarkimit të Hashim Thaçit nga pozita e kreut të shtetit.

Image
Gani Qarri

“Ose tek e fundit të izolohet dhe të mos i lihet asnjë kompetencë të vetme, asnjë të drejtë diskutimi me faktorin ndërkombëtar, për të ardhmen e marrëveshjes Kosovë Serbi, sepse në prapaskenat e këtyre bisedimeve, Hashim Thaçi si president vendi mundë të ketë ndikimin e vetë në favor të Serbisë, edhe duke qenë jashtë ekipit të Qeverisë që do të kryesohet dhe drejtohet nga Albin Kurti”, shprehet Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Se kush në të vërtetë, është personaliteti më i dyshimtë e kontrovers në vend, renegati dhe aventurieri i paprecedent për ndarjen dhe copëtimin e shtetit të Kosovës, kuislingu Hashim Thaçi, u dëshmua më së miri, pikërisht në ditën kur ai në shkurt të vitit 2016, me gjithë ndihmën e pakursyer të Isa Mustafës, mezi në raundin e tretë arriti të zgjidhet president, ditë e cila u përshkua me kundërshtime të ashpra, tym e gaz lotsjellës brenda në Kuvend, suspendimin nga seanca, të disa deputetëve si dhe bojkotimin e procesit të votimit dhe seancës e betimit, nga shumë deputet të tjerë,ndërsa jashtë ndërtesës, zhvilloheshin demonstrata e protesta masive dhe thirrjet "me hajna nuk ka shtet!" për shpërndarjen e të cilëve policia, përdori edhe ujë e gaz lotsjellës. Ndaj dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, me plot të drejtë ka adresuar së fundi akuza direkt dhe konkrete kundër kreut të shtetit Hashim Thaçit, për planin të cilin kuislingu Thaçi jo vetëm e ka mbështetur, por edhe ka marr pjesë vet personalisht në hartimin e projektit, për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të Mitrovicës, shtetit hegjemonist të Serbisë”, shton analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Bahtiri si qytetar i Mitrovicës dhe kryetar komune, më së miri mundë t’i njeh prapaskenat dhe planet e Hashim Thaçit të koordinuara me Vuqiqin dhe mbështetësit e tij.

“Se sa shumë shqetësuese dhe serioze janë Akuzat e Agim Bahtirit ndaj Thaçit e Edi Ramës si ideatorë të ndarjes së Kosovës dhe krye spiunit Baton Haxhiu-koordinator i gjithë këtij plani me shefin e shtetit serb, Aleksandër Vuqiq, kanë folur burrështetas të ndryshëm dhe shkruar disa nga gazetat më të mëdha evropiane e botërore, si gazeta londineze "The Guardian", ajo gjermane "Frankfurter Rundschau", dhe gazeta vjeneze “Der Standard, të cilat me raportimet e tyre, në vijimësi kanë dëshmuar lidhur me çmenduritë e Hashim Thaçit, dhe bisedimet e fshehta të tij me Vuqiqin për ndarjen dhe tkurrjen e Kosovës, që për disa vite, janë zhvilluar pa ndërprerë”, thekson Qarri.

Sipas tij, Hashim Thaci duhet sa më parë të shkarkohet nga pozita e presidentit të vendit.

“Kështu që të gjitha këto fakte dhe argumente serioze duhet të merren parasysh edhe nga kryeministri Kurti, në mënyrë që Hashim Thaçi të shkarkohet urgjentisht nga pozita e presidentit dhe sa i takon diskutimit të çështjes së zgjidhjes finale të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, atij, përfundimisht ti ndalohet çdo kontakt me faktorët ndërkombëtar, sepse në prapaskenat e këtyre Bisedimeve, Hashim Thaçi si president vendi mundë të ketë ndikimin e vetë në favor të Serbisë, edhe duke qenë jashtë ekipit të Qeverisë për bisedime, i cili tani pritet të kryesohet dhe drejtohet nga Albin Kurti”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)