Zbulohen detajet: Në Burgun e Sigurisë së Lartë gjendet drogë dhe...

  • 16 February 2020 - 10:31
Zbulohen detajet: Në Burgun e Sigurisë së Lartë gjendet drogë dhe...

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 21:35 në Burgun e Sigurisë së Lartë, zyrtari korrektues R.J me detyrë në Portën 0 është ndalur nga zyrtarët tjerë me detyrë në të njëjtin vend, të cilit i kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike. R. J, i është bërë kontrolli trupor, ku në xhep i janë gjetur edhe një paketim me 32 letra për mbështjellje të marihuanes. 

Lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar prokuroria dhe policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht Policia e Stacionit të Podujevës, e po ashtu edhe zyrtarë policor të Njësitit Antidrogë nga Regjioni i Prishtinës. Me urdhër të prokurorit.

R.J është arrestuar dhe është dërguar në stacion për intervistim. Ndaj të njëjtit, SHKK ka iniciuar procedurat për pezullim nga vendi i punës. ë Shërbimi Korrektues i Kosovës është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsioni.

(Kosova Sot Online)