Kurti takoi në Mynih diplomatin amerikan që kishte thënë fjalë të pakëndshme për të

  • 16 February 2020 - 11:19
Kurti takoi në Mynih diplomatin amerikan që kishte thënë fjalë të pakëndshme për të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se ka tejkaluar problemin që kishte pasur dikur me diplomatin amerikan, Philip T. Reeker, i cili dikur e kishte quajtur liderin e VV’sw si palaço.

Kurti ka folur fjalë të mira për ushtruesin e detyrës së ndihmës Sekretarit te Shtetit për Evrope dhe Euro-Azi, që po merret edhe me raportet Kosovë-Serbi.

“Ishte kënaqësi të takoj diplomatin amerikan Philip T. Reeker, i cili e njeh mjaft mirë Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, unë takova edhe deputetët e Bundestagut Peter Beyer dhe Christian Schmidt. Në Konferencën për Siguri në Mynih, unë nënvizova që Kosova tani ka nevojë për këshilla dhe ndihmë që të sigurojë vende pune dhe drejtësi”, ka njoftuar Kurti, në Twitter. 

Më 2013, kur ishte miratuar Marrëveshja Kosovë-Serbi, Vetëvendosje kishte kundërshtuar këtë pajtim të dy palëve. Kishin organizuar protesta duke lënduar ambasadoren e SHBA’së në Prishtinë.

Në atë kohë, Philip T. Reeker, i ishte drejtuar Kurti me epitetin e palaços. Kjo fjalë ka kuptim e njeriut qesharak, i ultë dhe pa karakter.

“Nuk kam agjendë personale. Unë jam diplomat. E përfaqësoj Sekretarin dhe Presidentin. Ambasadorja Jacobson është përfaqësuesja personale e Presidentit të SHBA’së në Republikën e Kosovës. Palaçot që duan të luajnë dhe që të jenë të dhunshëm, duhet të mendojnë dy herë se çfarë po i bëjnë pjesës tjetër të vendit”, kishte thënë Reeker.

(Kosova Sot Online)