Aksident në dalje të Prishtinës, katër persona me lëndime të rënda

  • 16 February 2020 - 12:13
Aksident në dalje të Prishtinës, katër persona me lëndime të rënda
Ilustrim /

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën në drejtim Prishtinë – Fushë Kosovë, ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. 

“Me datë 16.02.2020. Rreth orës 11:30 në autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë te perfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare , lëndime të rënda kanë marr katër persona. Në vendin e ngjarjes janë thirr njesitë policore dhe ato te emergjencês”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot Online)