Festimet e këtij viti për ditën e Pavarësisë, nuk do ta gjejnë FSK’në në sheshet e Prishtinës

  • 16 February 2020 - 17:50
Festimet e këtij viti për ditën e Pavarësisë, nuk do ta gjejnë FSK’në në sheshet e Prishtinës

Të hënën, më 17 shkurt do të shënohet 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Qeveria ka planifikuar disa aktivitete të cilat do të shënojnë ditën e Pavarësisë. Megjithatë, në agjendën e festimeve vërehet se FSK’ja nuk do të parakalojë nëpër sheshet e kryeqytetit, siç kishte bërë vitin e kaluar

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, FSK’ja kishte parakaluar nëpër sheshet e kryeqytetit për herë të parë si Ushtri e vendit.

Festimet e këtij viti për ditën e Pavarësisë, nuk do ta gjejnë FSK’në në sheshet e Prishtinës. Megjithatë, Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e organizimeve.

Festimet për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të nisin nga mëngjesi, ku do të bëhet ngritja  e flamurit në oborrin e qeverisë.

Të pranishëm do të jenë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti Hashim Thaçi.

Me këtë rast, bendi i FSK’së do të intonojë himnin e Kosovës.

Tutje, dy udhëheqësit shtetërorë do të vendosin kurora lulesh tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurora lulesh udhëheqësit shtetërorë do të vendosin edhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi, tek varrezat në Velani të Prishtinës.

Në vazhdën e festimeve për nder të ditës së Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë.

Në këtë seancë, përveç  pranishëm do të jenë përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova.

Po ashtu, do të ketë edhe të ftuar ndërkombëtarë, të cilëve do të iu drejtohet kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Festimet për 12-vjetorin e Pavrësisë do të përmbyllen në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku do të bëhet pritje shtetërore nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Të pranishëm do të jenë udhëheqës të larte shtetërorë, të fruar vendorë dhe ndërkombëtarë.

(Kosova Sot Online)