Denoncimi i rëndë në 12 vjetorin e pavarësisë: Ja kush e shkatërroi shtetin e Kosovës

  • 16 February 2020 - 18:43
 Denoncimi i rëndë në 12 vjetorin e pavarësisë: Ja kush e shkatërroi shtetin e Kosovës

 “Abuzimi nga pushtetarë që pretenduan se vijnë nga lufta u bë kanceroz për Kosovën, abuzim që tenton ta neverisë lirinë për të cilën u derdh gjak. Abuzimin e bënë pushtetarët që u shpiken nga radhët e luftëtarëve të pasluftës, të atyre që falsifikuan sikur ishin në luftë, të atyre që u fshehën si mijtë e shkurreve. Nga pushteti i gjatë abuziv e dallkauk erdhën mos realizime, nuk ka liberalizim vizash dhe Kosova është si ishull i izoluar, ndërkohë mafiozet e bosët e krimit kanë liri lëvizje. U abuzua me pronën publike, me mos realizime nga paaftësia se pati nepotizëm në pushtet, pati injorance në pushtet gjatë dhe postet shpesh u dhanë si trofe e favore e jo për merita reale aftësie”, thotë Shahu për “Kosova Sot Online”.

 

Image
Rexhep Shahu

Analisti politik dhe publicisti i njohur, Rexhep Shahu, e konsideron arritje të madhe në nivel kombëtar, shpalljen e shtetit të pavarur të Kosovës para 12 vitesh, të mbështetur fuqishëm nga faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE.

Mirëpo sipas analistit Shahu, këtë angazhim të sinqertë të miqve ndërkombëtar, dështuan ta arsyetojnë me mirë në qeverisje forcat politike që e udhëheqën me shtetin e Kosovës pas 17 shkurtit 2008 e deri më sot, për plot 12 vite.

 “12 vite të Kosovës shtet i lirë dhe i pavarur, i njohur nga shtetet më të rëndësishme të botës, janë një histori e jashtëzakonshme suksesi në historinë e shqiptarëve. Kosova shteti i dytë i shqiptarëve është realiteti me shpresëdhënës për shqiptarët falë miqësisë me Amerikën dhe demokracitë reale”, thotë analisti politik Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”. 

Politika në pushtet për këto 12 vite, sipas Shahut ka abuzuar me shtetin e ri dhe me qeverisjen, duke dështuar në shtyllat kryesore të shtetndërtimit pas 17 shkurtit 2008.

“Në 12 vite ka shumë mosrealizime të brendshme që brengosin shqiptarët. Abuzimi nga pushtetarë që pretenduan se vijnë nga lufta u bë kanceroz për Kosovën, abuzim që tenton ta neverisë lirinë për të cilën u derdh gjak. Abuzimin e bënë pushtetarët që u shpiken nga radhët e luftëtarëve të pasluftës, të atyre që falsifikuan sikur ishin në luftë, të atyre që u fshehën si mijtë e shkurreve. Nga pushteti i gjatë abuziv e dallkauk erdhën mos realizime, nuk ka liberalizim vizash dhe Kosova është si ishull i izoluar, ndërkohë mafiozet e bosët e krimit kanë liri lëvizje. U abuzua me pronën publike, me mos realizime nga paaftësia se pati nepotizëm në pushtet, pati injorance në pushtet gjatë dhe postet shpesh u dhanë si trofe e favore e jo për merita reale aftësie. Në 12 vite shtet i pavarur Kosova pavarësisht mangësive e pamundësive, pavarësisht tolerimit të padijes në drejtim, pavarësisht të gjithave, Kosova është krenaria e shqiptarëve”, thekson analisti politik, Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)