Aksident i rëndë në Prizren, tre persona të lënduar

  • 16 February 2020 - 19:28
Aksident i rëndë në Prizren, tre persona të lënduar

Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes afër Abi Çarshia.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:44 minuta, policia është njoftuar për një vetaksident në komunikacion, në rrethin në Bozhdarhane, që lidh rrugën “Ukë Bytyqi” me rrethin. Një automjet i tipit Golf, duke mos iu përshtatë shpejtësisë së lëvizjes në atë rrugë, si pasojë ka goditur tri shtylla elektrike të cilat edhe i ka dëmtu dhe është rrokullisur. Si pasojë janë lënduar tre persona”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Njëri ndër të lënduarit është në gjendje të rëndë. 


(Kosova Sot Online)