Thaçi në Bruksel, kjo është atmosfera nga takimi BE- Ballkani Perëndimor

  • 16 shkurt 2020 - 21:10
Thaçi në Bruksel, kjo është atmosfera nga takimi BE- Ballkani Perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Bruksel me liderët e rinj të BE’së, në një takim që këta të fundit e kanë organizuar me liderët e Ballkanit.

Thaçi po merr pjesë në këtë takim joformal, të organizuar nga BE’ja, ku të pranishëm janë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së, Josep Borrell.

“Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi për këtë takim.

“Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor”

Tutje Thaçi thotë se ua ka përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën liderëve të rinj të institucioneve më të larta të BE’së.

“Në këtë takim do të kërkoj edhe një herë që BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shtoi ai në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)