Alarmon eksperti i ekonomisë: Kështu po planifikohet shitja e IPKO-s tek oligarkët Devolli

  • 17 February 2020 - 07:44
Alarmon eksperti i ekonomisë: Kështu po planifikohet shitja e IPKO-s tek oligarkët Devolli

“Arsyeja pse IPKO kohëve të fundit po operon me humbje është konkurrenca, duke e parë që tani në Kosovë është një operator i ri TELKOS, ku kjo kompani e re thuajse dita ditës po zgjerohet në gjithë territorin e Kosovës për shkak se janë të lirë dhe janë të gatshëm për ta ndihmuar klientin në çdo kohë. Prandaj duke e parë edhe zhgënjimin e IPKO-s, Telekomi i Sllovenisë vitin e kaluar ka deklaruar që mund të ndodhë që operatori IPKO të shitet, gjithashtu mos të harrojmë që DEVOLLET janë në gjendje gatishmërie për ta blerë IPKO-ne duke e ditur që i kanë humbur klientët e tyre përmes Z-MOBILE”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci nuk e përjashton mundësinë që operatori i dytë i telefonisë mobile IPKO i cili operon në Kosovë dhe është pjesë e Telekomit të Sllovenisë, t’i shitet Devollëve, pasi që në këto vitet e fundit, IPKO është duke raportuar se po operon me humbje.

Sipas dokumenteve të auditorit të pavarur “Deloitte”, operatori i dytë i telefonisë mobile në vend, vitin e fundit që e ka mbyllur me fitim ka qenë viti 2014, përkatësisht rreth 300 mijë euro, përderisa 5 vitet e fundit ka deklaruar humbje prej mbi 11 milionë euro, ndonëse të hyrat e përgjithshme të kompanisë përgjatë nga 2015-2018 kapin shifrën prej 282 milionë euro.

Grapci thotë se pikërisht këtu del pikëpyetja e madhe se si u deklarua IPKO për humbje prej 518 mijë euro në vitin 2018 , edhe pse vitin 2018 e kanë përmbyllur me 72.2 milionë euro të hyra.

Grapci beson se ofrimi i shërbimeve të internetit nga disa operator të tjerë me çmime më të lira, po i bënë konkurrencë serioze IPKO-së.

Image
Dardan Grapci

“Arsyeja pse IPKO kohëve të fundit po operon me humbje është konkurrenca, duke e parë që tani në Kosovë është një operator i ri TELKOS, ku kjo kompani e re thuajse dita ditës po zgjerohet në gjithë territorin e Kosovës për shkak se janë të lirë dhe janë të gatshëm për ta ndihmuar klientin në çdo kohë. Prandaj duke e parë edhe zhgënjimin e IPKO-s, Telekomi i Sllovenisë vitin e kaluar ka deklaruar që mund të ndodhë që operatori IPKO të shitet, gjithashtu mos të harrojmë që DEVOLLET janë në gjendje gatishmërie për ta blerë IPKO-ne duke e ditur që i kanë humbur klientët e tyre përmes Z-MOBILE”, thotë analisti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci shton se gjëja me e keqe që mundë të ndodhë, është që IPKO të bie në duart e Devollëve.

“Tani ajo çka duhet të ndodhë nga pala kosovare e Telefonisë IPKO është mos lejimi i shitjes së kësaj kompanie tek DEVOLLËT si dhe të bëjnë apel tek Telekomi i Sllovenisë dhe të kërkojnë ndonjë operator të huaj siç janë - VODAFONI Gjerman me seli në Gjermani ose ndonjë operator tjetër serioz, por mos të lejojnë që ta blen dikush që është pasuruar me para të pista nga Ballkani apo ish-Jugosllavia. Ndryshe IPKO në Kosovë duhet ta kundërshton përpjekjen eventuale të blerjes-shitjes për Devollët, të hapet një peticion online për kundërshtimin shitjes së kësaj kompanie nga Telekomi Sllovenia për Devollët”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)