Hajnat e armatosur vjedhin letra tualeti në Hong Kong

  • 17 February 2020 - 09:22
Hajnat e armatosur vjedhin letra tualeti në Hong Kong

Disa hajna të armatosur në Hong Kong i kanë vjedhur qindra letra tualeti në Hong Kong. Sidoqoftë, vlera e përgjithshme e tyre nuk ishte më shumë se 130 dollarë.

Tash për tash, në Hong Kong ka mungesë të letrave të tualetit për shkak të panikut të krijuar nga përhapja e koronavirusit. Si rrjedhë, njerëzit e kanë blerë këtë produkt në sasi të mëdha.

Policia e Hong Kongut njoftoi se hajnat e armatosur me thika i morën këto letra nga një person që po i shpërndante ato pranë një dyqani në distriktin Mong Kok.

Mediet lokale raportuan se policia i ka arrestuar dy persona dhe ka arritur ta konfiskojë një pjesë të letrave të vjedhura, shkruan “BBC”.

Dyqanet në Hong Kong kanë regjistruar shitje të mëdha të këtij produkti dhe shumë njerëz kanë pritur në radhë për blerje.

Pavarësisht njoftimit të qeverisë se prodhimi i letrave të tualetit nuk do të pengohet nga përhapja e koronavirusit, njerëzit kanë blerë sasi të mëdha për t’i lënë rezervë.

(Kosova Sot Online)