Aksidentohet furgoni i burgjeve. Plagoset polici, brenda kishte tre të burgosur

  • 17 February 2020 - 11:01
Aksidentohet furgoni i burgjeve. Plagoset polici, brenda kishte tre të burgosur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme, ku një furgon që transportonte tre të burgosur është përplasur nga një makinë, për pasojë ka mbetur i plagosur një polic.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë u përplas në aksin Tepelenë- Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat. Polici, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrët me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, teksa nuk përjashtorhet mundësia që të ketë qenë një skenar për arratisjen e tre të burgosurve.

(Kosova Sot Online)