KQZ-ja njofton se ka filluar regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet në Podujevë

  • 17 February 2020 - 11:34
KQZ-ja njofton se ka filluar regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe që i përkasin komunës së Podujevës.

Pra, të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse mund të aplikojnë për t’u regjistruar votues përmes postës. Sipas KQZ-së ky afat përfundon më 23 shkurt 2020. 

KQZ-ja bën të ditur se të gjitha informacionet e detajuara se si aplikohet për regjistrim, janë të publikuara në ueb faqen e saj.

(Kosova Sot Online)