“10 kilogram narkotik, kokainë dhe kallashnikov” – arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

  • 17 February 2020 - 11:43
“10 kilogram narkotik, kokainë dhe kallashnikov” – arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme gjashtë persona në Prishtinë nën dyshimin për shitjen dhe blerjen e substancave narkotike.

Policia më tutje ka kontrolluar gjashtë vendbanime dhe dy vetura, ku janë gjetur më shumë se 10 kilogram substanca narkotike. Po ashtu janë gjetur edhe një sasi e substancave narkotike të llojit kokainë.

Tek të dyshuarit janë gjetur edhe një kallashnikov dhe dy pistoleta.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjti janë marr me shitje-blerje të substanca narkotike. Janë kontrolluar gjashtë vendbanime dhe dy vetura, janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 350 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 16.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një AK-47 me dy karikatorë me 16 fishekë, dy pistoleta, 26 fishekë, 660 euro dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Polivcisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)