Thaçi e ka lënë të kthehet pasdite nga Brukseli, kishte ftesë për seancën solemne

  • 17 February 2020 - 12:54
Thaçi e ka lënë të kthehet pasdite nga Brukseli, kishte ftesë për seancën solemne

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë ftesë nga Kuvendi për të marrë pjesë në seancën e organizuar për nder të 12 vjetorit të pavarësisë, kanë konfirmuar burimet. Megjithatë, ulësja e rezervuar për të parin e shtetit ka mbetur e zbrazët pasi që Thaçi nuk mori pjesë. Siç merr vesh media, kreu i shtetit do të kthehet pasdite nga Brukseli.

Disa aktivitete janë paraparë që të mbahen për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga një grup i krijuar në qeveri të Kosovës, në krye me zëvendëskryeministrin Haki Abazi.

Ndër to, është organizuar edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, që zakonisht mbahet në përvjetorë të pavarësisë.

Mirëpo, këtë vit, aty nuk ka marrë pjesë presidenti i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi. 

Sic merr vesh media, Thaçi e ka lënë të kthehet sot pasdite nga Brukseli,  mirëpo, burimet kanë konfirmuar se ai ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm.

Ndaras nga dy liderët tjerë të shtetit, Thaçi do t’u drejtohet edhe pjesëtarëve të FSK-së në ora 16:00.

Dy orë më vonë ndërkaq ai ka organizuar pritje shtetërore në katedralen “Nën Tereza”.

(Kosova Sot Online)