Pasi mori votat në pari, Bulliqi dorëzon sot aplikimin në KQZ

  • 17 February 2020 - 13:05
Pasi mori votat në pari, Bulliqi dorëzon sot aplikimin në KQZ

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në ora 14:00 do të dorëzojë aplikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kështu kanë bërë të ditur nga LV-ja sot gjatë ditës.

“Në ora 14:00, Shpejtim Bulliqi dorëzon aplikimin në KQZ. Aty mban dhe një prononcim”, thanë nga Vetëvendosje.

Bulliqi është zgjedhur dje kandidat për kryetar të Komunës, pasi që në parti u votua fillimisht për zgjedhjet e brendshme.

“Shpejtim Bulliqi është kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për kryetar të Komunës së Besianës. 

Me 95.76% anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot ka votuar pro kandidaturës së profesorit Shpejtim Bulliqi”, kanë bërë të ditur nga dega e LV-së.

Podujeva ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Agim Veliut nga pozita e kryetarit të Komunës. Ai dha dorëheqje nga kreu i Komunës, pas zgjedhjes së ministër në MPB, në qeverinë Kurti.

Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen me datë 15 mars.

(Kosova Sot Online)