Aksident tragjik për familjen shqiptare në Itali, humb jetën foshnja dy muajshe

  • 17 shkurt 2020 - 13:12
Aksident tragjik për familjen shqiptare në Itali, humb jetën foshnja dy muajshe

Pasditen e djeshme një aksident rrugor ka përfunduar në tragjedi për një familje shqiptare në Piza.

Raportohet se pas aksidentit humbi jetën fëmija që sot mbushte dy muaj nga lindja.

Aksidenti përfshiu të paktën tri makina, midis të cilave edhe ajo e familjes shqiptare.

Sipas një rindërtimi të ngjarjes nga policia, fëmija i vogël mori dëmtime të rënda nga hapja e airbag-ut pas përplasjes.

Ai ishte vendosur në ndenjësen e tij në sediljen e parë, ndërsa nëna me djalin tjetër ishin ulur prapa, ndërkohë që babai ishte në timon.

Përplasja e makinave solli hapjen e airbag-ut i cili e shtypi foshnjën, duke u shkaktuar trauma të rënda në kokë e gjoks.

Fëmija u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ku mjekët bënë gjithçka për t’i shpëtuar jetën, por pa sukses. I vogli u nda nga jeta rreth orës 22:30.

(Kosova Sot Online)