Haradinaj përkulet para varrit të presidentit Rugova

  • 17 February 2020 - 13:46
Haradinaj përkulet para varrit të presidentit Rugova

Ish Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar sot figurat më të çmuara të historisë së re të Kosovës.

“Përjetësisht përkulem para sakrificës dhe të rënëve për liri”, është shprehur Haradinaj në Facebook.

“Sot nderuam, te varri i Presidentit Rugova, te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Pejën e Haxhi Zekës e Adrian Krasniqit dhe 183 dëshmorëve të Pejës, si dhe në Deçanin e Gllogjanin e heronjve të Dukagjinit”.

(Kosova Sot Online)