Kurti iu kthehet video mesazheve, uron pavarësinë

  • 17 February 2020 - 16:12
Kurti iu kthehet video mesazheve, uron pavarësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me anë të një video mesazhi 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka deklaruar se Kosova sot është një hap prapa popullit të vet.

“Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë kemi mospajtimet dhe dallimet, por, si qeveri është koha që të marrim vendime”, thotë Kurti, teksa shprehet se do të ketë një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve.

“Potenciali ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme, tani do të kemi një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve tanë, të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se sa këtu. Kjo sigurisht se është e dhimbshme, por, është edhe shpresë dhënëse”, ka thënë Kurti, teksa ka uruar qytetarët për pavarësi.

Ai ka thënë se së bashku duhet që të punohet për zhvillim ekonomik, rend dhe ligj, arsim dhe shëndetësi, politika sociale, politikë të jashtme, integrim evropian, infrastrukturë dhe energji, kulturë dhe sport.

 
Urime 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Urime 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 17 février 2020


(Kosova Sot Online)