Vjosa Osmani nesër mbledh kryesinë e Kuvendit

  • 17 February 2020 - 16:31
Vjosa Osmani nesër mbledh kryesinë e Kuvendit

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Nga kryesia kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 11:00, derisa kanë treguar edhe pikat e rendit të ditës.

“Propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, Propozimi i  anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare, Shqyrtimi i kërkesave”, është bërë e ditur.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se mbledhjet e kryesisë do të mbahen të hënave, mirëpo, që këtë javë është shtyrë për të martë, shkaku i festimeve për 12 vjetorin e pavarësisë.

(Kosova Sot Online)