Deputetët kujtojnë kohën kur nënshkruan deklaratën e pavarësisë

  • 17 February 2020 - 20:56
Deputetët kujtojnë kohën kur nënshkruan deklaratën e pavarësisë

Në banesën e saj ende mban kujtimet nga ajo ditë.

17 shkurti i 2008 do të mbetet një datë e veçantë për ish deputeten Kaqusha Jashari.

Jashari në atë kohë, ishte pjesë e atyre që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo tregon se ftesa atë ditë ju erdhi papritmas.

Andaj, nuk kishte ndonjë rregull të veçantë për sa i përket veshjes.

Por, Jashari ndau një moment interesant të cilën ajo gjithmonë e kujton.

E kujtimet nga ajo ditë ende i mban edhe deputeti i asaj kohe, Zef Morina.

Madje, tani pas 12 vitesh, këto fotografi, Morina po i ndan me nipin e tij.

Morina, që në atë kohë pati fatin të ishte pjese e deputetëve që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, e përshkruan atë moment si një kujtim të veçantë.

E deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, pati fat ta nënshkruante edhe një deputete që në atë kohë ishte vetëm 24 vjeçare.

Në këtë lokal, para 12 vitesh Njomza Emini së bashku me kolegët pinë kafen e fundit para se të shkonin në kuvend.

E për këtë, aty ende figuron edhe një kopje e deklaratës.

Emini, që në atë kohë ishte deputetja më e re në moshë, tregon se në momentin kur ajo duhet të nënshkruhej, ishte bllokuar nga emocionet.

Përndryshe, deklarata e Pavarësisë është miratuar më 17 shkurt të vitit 2008. Atë e ka lexuar kryeministri i atëhershëm dhe i tashëm, Hashim Thaçi.

I pari që ka vënë firmën mbi Pergamenën e Pavarësisë, ka qenë ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

(Kosova Sot Online)