Paralajmërimi: Devollët e humbin Z-Mobile, tani ia mësyjnë IPKO-s

  • 18 February 2020 - 07:48
Paralajmërimi: Devollët e humbin Z-Mobile, tani ia mësyjnë IPKO-s

“Parja e plaçkitur e vënë në dy gjunjë Telekomin. Siç po shkojnë kështu punë ata që kanë bërë para tuj e zhvatë Telekomin, dhe derisa nuk ju konfiskohet pasuria atyre hajnave, dhe nuk i japin llogari askujt,në dorën e tyre hajnave do bije,duke e blerë, edhe operatori IPKO, sepse të parët tanë thonin: parja e ngrit ujin lartë. Derisa operatori i dytë i telefonisë mobile, IPKO, pjesë e Telekomit të Sllovenisë, vitet e fundit po deklarohet dhe po raporton se po operon me humbje, ky mundë të jetë skenari i përfundimit të lojës”, thotë Guraziu.

Operatori i dytë i telefonisë mobile në Kosovë, IPKO e cila është pjesë e Telekomit të Sllovenisë, sipas raporteve zyrtare vitet e fundit po operon me humbje, ndonëse po e përmbyllë gati një dekadë e gjysmë të operimit në tregun e Kosovës.

Sipas dokumenteve të auditorit të pavarur “Deloitte”, operatori i dytë i telefonisë mobile në vend vitin e fundit që e ka mbyllur me fitim ka qenë viti 2014, përkatësisht rreth 300 mijë euro, përderisa 5 vitet e fundit ka deklaruar humbje prej mbi 11 milionë euro, ndonëse të hyrat e përgjithshme të kompanisë përgjatë nga 2015-2018 kapin shifrën prej 282 milionë euro.

Ekspertët e ekonomisë dhe analistët mbeten të befasuar por edhe të shqetësuar se si deklarua IPKO për humbje prej 518 mije euro në vitin 2018, edhe pse vitin 2018 e ka përmbyllur me 72.2 milionë euro të hyra.

Sipas tyre, edhe përkundër gjithë atyre të hyrave IPKO deklaron humbje, prandaj me të drejtë po shfaqet dyshimi se një ‘pazar’ i madh është duke u bërë në prapaskenën që po fshihet, e ai ‘pazar’ dyshohet të jetë që IPKO të iu shitet Devollëve.

“Kosova Sot Online” ka dërguar pyetje edhe në dresë të operatorit IPKO për të marr një qëndrim nga ana e tyre lidhur me këtë, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara nga “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Guraziu thotë se gjasat janë reale që me paratë e plaçkitura nga operatori Vala, Devollët t’ia mësyjnë blerjes së IPKO-s.

Image
Ragip Guraziu

“Paraja e plaçkitur e vënë në dy gjunjë Telekomin. Siç po shkojnë kështu punë ata që kanë bërë para tuj e zhvatë Telekomin, dhe derisa nuk ju konfiskohet pasuria atyre hajnave, dhe nuk i japin llogari askujt,në dorën e tyre hajnave do bije,duke e blerë, edhe operatori IPKO, sepse të parët tanë thonin: parja e ngrit ujin lartë. Derisa operatori i dytë i telefonisë mobile, IPKO, pjesë e Telekomit të Sllovenisë, vitet e fundit po deklarohet dhe po raporton se po operon me humbje, ky mundë të jetë skenari i përfundimit të lojës”, thotë analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas Guraziut, është e pa shpjegueshme se si IPKO po operon me humbje në Kosovë.

“Ndonëse po e përmbyllë gati një dekadë e gjysmë të operimit në tregun e Kosovës, sipas dokumenteve të auditorit të pavarur “Deloitte”, operatori i dytë i telefonisë mobile në vend vitin e fundit që e ka mbyllur me fitim ka qenë viti 2014, përkatësisht rreth 300 mijë euro, përderisa 5 vitet e fundit ka deklaruar humbje prej mbi 11 milionë euro, ndonëse të hyrat e përgjithshme të kompanisë përgjatë nga 2015-2018 kapin shifrën prej 282 milionë euro. Për mua kjo është shumë e dyshimtë dhe diskutabile se si deklaroi IPKO humbje prej 518 mije euro ne vitin 2018 IPKO, edhe pse vitin 2018 e ka përmbyllur me 72.2 milionë euro të hyra, Pse tani edhe përkundër gjithë atyre të hyrave, IPKO deklaron humbje, që na bënë të kuptojmë se vërtetë diçka serioze po fshihet në prapaskenë, e kjo nuk mundë të jetë asgjë tjetër veç se të bëhen pazare në prapaskenë që IPKO ti shitet Devollëve”, shton Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu thotë se me çështjen e Devollëve dhe krijimit të pasurisë së kundërligjshme duke e zhvatur Telekomin për më shumë se 10 vite përmes operatorit Z-Mobile, duhet të veprojë Qeveria Kurti.

“Qeveria e re në krye me kryeministrin Albin Kurtin duhet ndërmarr diçka kundër këtyre kompanive që deri sot që e zhvatën Telekomin dhe kompanitë tjera, gjithmonë në krye të kësaj hajnie dhe gjithë këtyre zhvatjeve, prapë se pra ata që kanë mbushur xhepat e tyre përplot, duke zhvatur shtetin e Kosovës, Qeveria e re duhet t'ju konfiskon pasurin e tyre të pa ndërgjegjshmëve, dhe ti dërgojë fill e në burg”, përfundon Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)