KDI diskuton sot për dialogun Kosovë – Serbi

  • 18 February 2020 - 09:13
KDI diskuton sot për dialogun Kosovë – Serbi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban sot tryezë diskutimi me temë “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”.

Tryeza do të mbahet në ora 10:00. Ndërkaq në panel të diskutimit përfaqësues të subjekteve politike do të diskutojnë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend pas formimit të Qeverisë së re.

Po ashtu do të diskutohet edhe përfshirja direkte të SHBA-ve në këtë proces, angazhimin e proklamuar nga BE-ja për lehtësimin e procesit të normalizimit, si dhe mundësinë e zëvendësimit të tarifës 100% me reciprocitet ndaj Serbisë.

(Kosova Sot Online)