Doktori Fitim Selimi niset për në Gjykatën Speciale

  • 18 February 2020 - 09:48
Doktori Fitim Selimi niset për në Gjykatën Speciale

Doktori Fitim Selimi ka udhëtuar në Hagë ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale. Këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se suksesi është arritur me 1999, me triumfin e UÇK- së.

“Për të gjithë shqiptaret: Suksesi është arrijtë me 1999, me triumfin e UÇK- së!

Ecim më tutje…! Ju dua shumë!”, ka shkruar doktor Selimi.

Kurse dje përmes një postimi kërkoi mirëkuptim nga pacientët pasi ka thënë se do të mungojë deri më datë 21 shkurt.

Ai është thirrur nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit. Këtë e kishte bërë të ditur vet përmes një statusi në Facebook publikuar me 11 nëntor të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)