Rrahu babain 64 vjeçar, arrestohet djali

  • 18 February 2020 - 12:00
Rrahu babain 64 vjeçar, arrestohet djali

Arrestohet një 33-vjeçar për dhunë në familje.

Policia bën me dije se ka arrestuar për ‘Dhunë në familje’ shtetasin B.I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 64 vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)