Avni Spahiu merr ftesë nga Gjykata Speciale

  • 18 February 2020 - 12:06
Avni Spahiu merr ftesë nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe gazetarin, publicistin, përkthyesin e shumë veprave me vlerë, Avni Spahiun, i cili ka qenë për shumë vite njeriu më i afërt i Dr. Ibrahim Rugoves.

Këtë e ka konfirmuar vet Spahiu ndërsa shtoi se është ftuar si dëshmitar për kohën e viteve ’98-, sa ishte Kryeredaktor në gazetën ”Bujku”.

Avni Spahiu ka bartur edhe postin e Ambasadorit të parë të Kosovës në Washington, si dhe në Ankara të Turqisë.

(Kosova Sot Online)