Detajet e fundit nga tragjedia e madhe në Gjilan: Nxirren kufomat nga shtëpia

  • 18 February 2020 - 13:17
Detajet e fundit nga tragjedia e madhe në Gjilan: Nxirren kufomat nga shtëpia

(E plotësuar) - Pas përfundimit të procedurave hetimore nga Forenzika dhe Mjekoligjorët, tashmë ka filluar edhe nxjerrja e pesë  trupave të pa jetë të familjes Bllaca në Gjilan.

Në orët e pasdites në lagjen “Bujana” dyshohet se pjesëtarja e Policisë së Kosovës, me inicialet V.B, me armë zjarri ka vrarë dy prindërit e saj dhe dy vëllezërit dhe më pas ka kryer edhe vetëvrasje.

Ky është versioni zyrtar i deritanishëm i Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

Image

Tragjedi e madhe në Gjilan: Policja vrau babën, nënën, dy vëllezërit dhe veten

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shumëfishtë në Gjilan.

Prokuroria e Shtetit ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e shumëfishtë që ndodhi në Gjilan, ku policja 45-vjeçare, Valdete Bllaca, fillimisht kishte vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas kishte bërë vetëvrasje.

Prokurori i rastit ka thënë para gazetarëve se dyshimet e para janë që është përdorur arma zyrtare.

“Dyshohet se është arma zyrtare e Policisë. E ndjera ka qenë zyrtare e policisë”, deklaroi prokurori.

Në anën tjetër edhe nënkoloneli ka bërë të ditur se aktualisht nuk mund të japin detaje të reja, pasi që ende janë në fazën e hetimeve të rastit tragjik.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar për të asistuar edhe inspektorati i policisë, prandaj edhe unë edhe prokurori dhe e kemi të pamundur që të japim informacione të tjera. Në momentin që të kemi do të informoheni nga zëdhënësve do të njoftoheni me kohë. Ende jemi në mbikëqyrje dhe këqyrje të vendit të ngjarjes”, deklaroi nënkoloneli i Policisë së Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se policja në fjalë nuk ka qenë e suspenduar nga puna.

“Ka qenë police e stacionit të Gjilanit. Nuk ka qenë e suspenduar. Për detaje të tjera ju lutem të prisni dhe do t’ju informojmë me kohë”, deklaroi Hashani.

Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca, Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca dyshohet se u qëlluan për vdekje nga Valdete Bllaca të martën në Gjilan.

Zeqir dhe Hanife Bllaca ishin prindërit e zyrtares policore, Valdete Bllaca, e cila rreth orës 13:00 qëlloi për vdekje edhe dy vëllezërit e saj: Fisnik dhe Blerim Bllacën.

Valdete Bllaca, e cila shërbente në Policinë e Kosovës, dyshohet se kreu katër vrasjet në shtëpinë e familjes, ku pastaj kreu vetëvrasje. 

Rastin e ka konfirmuar të martën edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nisur për media.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

Gazeta nga burime ka mësuar se policja e rajonit të Gjilanit që vrau familjen është Valdete Bllaca.

Image

Qyteti i Gjilanit është tronditur nga një lajm i hidhur që ndodhi pak minuta më parë.

Burime të medias bëjnë të ditur se një police femër e cila i takonte stafit civil ka vrarë katër persona.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se viktimave janë anëtarë të një familje.

Më pas e njëjta pasi kreu vrasjen e shumëfishtë, ka vrarë edhe vetën.

Burime kanë bërë të ditur se ajo ka vrarë babain, nënën dhe dy vëllezërit, teksa në fund ka vrarë edhe vetën.

Në Gjilan ndodh një tragjedi e madhe, dyshohet për vrasje të shumfishtë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në lagjen ‘Bojanina’ të Gjilanit.

Sipas pesë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë.

Madje sipas të njëjtave burime thuhet se personat që humbën jetën janë të së njëjtës familje.

Nga policia e Kosovës vetëm është konfirmuar se rasti është vrasje, por nuk janë bërë të ditura detajet.

Image

Një vrasje po dyshohet se ka ndodhur para pak minutash në Gjilan.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gilan.

Policia e Gjilanit e ka konfirmuar  se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të vrarë.

“Është e rëndë momentalisht. Nuk mund të flas. Jam në vendngjarje, dyshohet për vrasje të shumëfishtë. Kaq mund të flasim tani, ka thënë Hashani.

Media do të ju mbajë të informuar.

(Kosova Sot Online)