Cili shtet kërkoi që Kosova ta vërë taksën, analisti serb zbërthen deklaratat e Vuçiqit

  • 18 February 2020 - 16:22
Cili shtet kërkoi që Kosova ta vërë taksën, analisti serb zbërthen deklaratat e Vuçiqit

Pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka deklaruar se nga diskutimet që ka pasur atje ka zbuluar se Ramush Haradinaj s’ka qenë i vetëm kur e ka vendosur taksën.

Sipas kreut të shtetit serb, një shtet i fuqishëm evropian i ka qëndruar mbrapa dhe e ka mbështetur.

Lidhur me këtë çështje ka folur sot analisti dhe njohësi i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janjiq, i cili duke u thirrur në burime diplomatike është mundur të zbërthejë deklaratën e presidentit të Serbisë.

Sipas Janjiq, Vuçiq me qëllim nuk e ka përmendur emrin e shtetit pasi që një gjë e tillë duhet të faktohet.

Siç ka thënë Janjiq i thirrur në burime diplomatike, bëhet fjalë për dy vende, njëra prej të cilave nuk është më anëtare e Bashkimit Evropian, duke aluduar në Britaninë e Madhe.

Tutje analisti serb ka kujtuar faktin se si shtetet e QUINT-it në fillim nuk kishin dënuar vendimin për taksë 100 %.

Dushan Janjiq

Vuçiq ka thënë sot se taksa ishte vendosur për ta përjashtuar Serbinë nga dialogu në një kohë kur kishte qenë shumë afër arritja e marrëveshjes me Kosovën.

Siç ka shpjeguar sot ai, planifikohej që Serbia ta merrte Veriun e Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një plan i tillë ishte prishur nga taksa.


(Kosova Sot Online)