Erdogan uron Kurtin për postin e kryeministrit – mësohet përmbajtja e letrës

  • 18 shkurt 2020 - 22:53
Erdogan uron Kurtin për postin e kryeministrit – mësohet përmbajtja e letrës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Albin Kurtin për postin e kryeministrit të Kosovës. 

Sipas komunikatës nga Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë, Erdogan, në mesazhin e urimit ka shprehur bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet. 

“Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë”, ka shkruar Erdogan. 

“Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona. Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, është shprehur presidenti turk.

“Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, thuhet në urimin e presidentit Erdogan.


(Kosova Sot Online)