“Skandalet e mëdha në Polici”, analisti njohur alarmon Kosovën

  • 19 February 2020 - 07:33
“Skandalet e mëdha në Polici”, analisti njohur alarmon Kosovën

“Nuk është prandaj aspak befasi pse IPK-ja ka pasur vërejtje sa i përket lëvizjes së dëshmive në rastet kur ato nxirren nga dhomat e dëshmive për t’u dërguar në gjykatë, apo kthyer personit të autorizuar. I cili parasheh që brenda 24 orëve policia t'i dorëzojë një raport policor prokurorit. Për të shmangur dhe pamundësuar abuzimet e tilla duhet inspektuar secili stacion i policisë së Kosovës, madje atë edhe në baza mujore, për të hartuar raporte të mënyrës së punës dhe trajtimit të rasteve sepse ndryshe nuk parandalohet abuzimi i kësaj natyre”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Guraziu e ka cilësuar skandal dhe abuzim me ligjin e detyrën zyrtare, një raport të Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili zbulon se si nga 80 dosje të inspektuara në 75 prej tyre hetuesit kanë shkelur dhe nuk kanë respektuar nenin 70 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parasheh që brenda 24 orëve policia t’i dorëzojë një raport policor prokurorit.

Guraziu thotë se është tepër skandaloze dhe e pa tolerueshme kur shihet se si po i neglizhojnë hetuesit policorë detyrat e tyre të përcaktuara sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, duke mos hartuar fare raporte me shkrim për Prokurorinë e Shtetit rreth hetimeve që i kanë bërë, apo duke bërë edhe pazare për rastet që iu janë dhënë për t’i hetuar apo intervistuar të dyshuarit.

Image
Ragip Guraziu

“Është për tu shqetësuar kur zbulohet që në institucionet e sigurisë po ngjanë edhe kjo, kur nuk respektohet neni 70 të kodit të procedurës penale i cili parasheh që brenda 24 orëve policia t'i dorëzojë një raport policor prokurorit. Prandaj unë mendoj që duhet ndryshuar gjithçka në këtë proces. Nuk bën të lejohet që policët hetues të bëjnë hetime apo intervistime të të dyshuarve, por duhet që vetë prokurori i rastit të merret direkt me intervistimin e të dyshuarve për krim apo korrupsion, pasi që po që se përdoret praktika e deritanishme, ashtu siç është inspektuar del se në 94 % të dosjeve të inspektuara, hetuesit nuk kanë respektuar afatet kohore për t’ia dorëzuar prokurorit të shtetit raportin policor lidhur me rastet e pranuara, si dhe gjithmonë po vazhdojnë ta bëjnë avokatin e pushtetarëve të dyshuar për krim të organizuar, fshehin dhe zhdukin provat që i inkriminojnë ata në krim të organizuar”, thotë analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Gauraziut, është krim i llojit të vetë brenda institucionit ligj zbatues kur zbulohet në shkelje kaq e rëndë dhe serioze e ligjit.

“Nuk mundë ta kuptoj se si ishte e mundur që sipas një inspektimi të Inspektoratit Policor të Kosovës, nga 80 dosje të inspektuara në 75 prej tyre hetuesit ta kenë shkelur ligjin dhe nuk kanë respektuar nenin 70 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parasheh që brenda 24 orëve policia t’i dorëzojë një raport policor prokurorit. Ky nuk është neglizhim por është abuzim i qëllimshëm për të cilin përgjegjësit do të duhej ndëshkuar për vepër të rëndë penale”, shton Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu thotë se inspektime të tilla për të zbuluar skandalet dhe ndëshkuar përgjegjësit, do të duhej realizuar në të gjitha stacionet policore të Kosovës, dhe të mos kufizohet vetëm një qendër e vetme.

“Siç raportohet, në dhomën e dëshmive në Stacionin policor të Ferizajt, thuhet se nuk janë gjetur një shumë e parave të konfiskuara, por ato janë mbajtur në një sef në zyrën e zyrtares përgjegjëse të dhomës së dëshmive, e cila hapësirë ndahet edhe me zyrtarë të tjerë të drejtorisë. Ky rast nuk do më shumë koment se është abuzim i qëllimshëm dhe i paramenduar dhe lejuar nga eprorët më të lartë policor. Nuk është prandaj aspak befasi pse IPK-ja ka pasur vërejtje sa i përket lëvizjes së dëshmive në rastet kur ato nxirren nga dhomat e dëshmive për t’u dërguar në gjykatë, apo kthyer personit të autorizuar. I cili parasheh që brenda 24 orëve policia t'i dorëzojë një raport policor prokurorit. Për të shmangur dhe pamundësuar abuzimet e tilla duhet inspektuar secili stacion i policisë së Kosovës, madje atë edhe në baza mujore, për të hartuar raporte të mënyrës së punës dhe trajtimit të rasteve sepse ndryshe nuk parandalohet abuzimi i kësaj natyre”, përfundon analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)