Tragjedia në Gjilan, sot përfundon obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca

  • 19 February 2020 - 09:23
Tragjedia në Gjilan, sot përfundon obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca

Gjatë ditës së sotme pritet që të fillojë si dhe të përfundojë obduksioni i pesë trupave të viktimave të familjes Bllaca të cilët dyshohet se u vranë dje nga e bija e tyre, Valdetja e cila më pas sipas hetueisë vrau vetën.

Detaje për ecurinë e obduksionit ka dhënë sot gjatë ditës për media, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ai se tha se e punës do të përfundojë sot. 

“Sot do të përfundojë 90 për qind e punës, ndërsa çka do mbetet do të vazhdohet nesër. Varet edhe nga kërkesa e kryetarit të Gjilanit se kur do të bëhet varrimi”, tha Gërxhaliu për media.

E për ngjarjen tragjike dyshohet se edhe policia e Kosovës bëri lëshime. Për këtë punë, u suspenduan për 72 orë katër zyrtarë të Policisë së Kosovës. Lajmin për këtë punë e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Suppendimi i policëve erdhi pas rekomandimeve të Inspektoriatit Policor të Kosovës se këta të fundit nuk i kishin kryer me përpikmëri detyrat e tyre zyratre sa i përket rastit të Valdete Vllacës e cila dyshohet se vrau katër familjarët e saj.

Ndërkohë, sipas prokurorisë në ngjarjen tragjike që ka ndodhur ditën e martë, dyshohet se një zyrtare policore ka privuar nga jeta prindërit e saj, dy vëllezërit e më pas vetën. E gjithë vrasja është kryer me revolen zyrtare të Policisë së Kosovës, të cilën e kishte poseduar viktima V.B.

Sipas prokurorit të Kirmeve të rrënda në Gjilan, Arben Kadriu, i cili po merret me rastin, ka konfirmuar se gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes Bllaca.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Dyshohet se një zyrtare policore në shtëpinë e saj ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas vetën. Nuk mund të japim më shumë detaje. Dyshohet se është revolja zyrtare e Policisë së Kosovës. Nuk kemi informata për motive”, ka thënë prokurori Kadriu para mediave.

(Kosova Sot Online)