Eksperti i sigurisë flet për premtimin e Kurtit, a do të jetë i obligueshëm shërbimi ushtarak?

  • 19 February 2020 - 13:39
Eksperti i sigurisë flet për premtimin e Kurtit, a do të jetë i obligueshëm shërbimi ushtarak?

“Një opsion tjetër mundë të jetë ri vendosja e lëndës së mbrojtjes në ciklin e mesëm shkollor kur nxënësit në vitin e fundit të shkollimit të mesëm njoftohen më modulin e një kursit bazik që e përdor FSK-ja tani dhe me këtë mos të kemi komplikime buxhetore që mund të haset por edhe të kemi eventual një note proteste nga ana e NALT (Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-s ) për një projekt të tillë. Si do qoftë në rrethanat që po zhvillohet rajoni dhe ndikimi gjeostrategjk në nivel botëror është mirë që aktorët vendimmarrës të ulen dhe të analizojnë në detaje një projekt të tillë duke ndryshuar planin gjithëpërfshirës të FSK-së që ka tani për 10 vitet e ardhshme”, thotë Shala.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se në procesin e avancimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, do të fillohet gjatë këtij mandati edhe me aplikimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Këtë zotim Kurti e ka dhënë para Kuvendit të Kosovës, por edhe në fjalimin e tij të mbajtur para FSK-së, me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Se sa është real dhe i mundshëm në zotim i tillë kur dihet fakti që angazhimi shtesë në ushtin e Kosovës, aplikimi i detyrueshëm i shërbimit kërkon shpenzime shtesë buxhetore, mjete logjistike dhe kuadro të edukimit dhe të trajnimit profesional, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti i fushës së sigurisë, eksperti Drizan Shala.

Sipas Shalës, kjo qeveri e ka marr seriozisht këtë zotim dhe kjo në shikim të parë shihet si projekt ambicioz, duke pasur parasysh që ekziston një plan përfundimtar i FSK në transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës, i cili synon balancimin e procesit të rekrutimit, trajnimit, pajisjeve, infrastrukturës, zhvillimin e aftësive operacionale dhe buxhetin në dispozicion.

Image
Drizan Shala

“Parimet e Përgjithshme të Transformimit në veti ka para parë tri faza të saj të cilat janë: a. Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të tejkalojnë, përbëhen nga një maksimum prej pesë mijë (5,000) anëtarëve të detyrës aktive dhe një maksimum prej tre mijë (3,000) rezervave. b. Faza II i jep theks të veçantë zhvillimit të mëtutjeshëm dhe modernizimit të aftësive të komandës, kontrollit dhe komunikimit, dhe vazhdon të plotësojë AF me pajisje individuale dhe kolektive. Fillon me zhvillimin e aftësive operacionale shtesë për të mbështetur misionin kushtetues. Aftësitë operacionale nën mandatin aktual do të vazhdojnë të rafinohen për të përmbushur misionin e MSCA ( Mbështetja ushtarake institucioneve civile) c. Faza III është përfundimi i projektit për zhvillimin e FAK. Gjatë kësaj faze, secila nga komandat kryesore do të arrijë aftësi të plota operacionale me personel, pajisje, trajnime dhe infrastrukturë. Komandat kryesore do të arrijnë kompetencën në misionet e tyre specifike dhe kështu ata do të përmbushin planin afatgjatë të zhvillimit. Pra nëse bazohemi në shifra të linjes buxhetore për të përmbushur planin "Kurti" për shërbim të detyruar ushtarak 3 mujor në kazerma ministria e mbrojtjes i duhet një buxhet shtesë vjetor rreth 30 milion euro për këtë projekt”, thotë Shala për “Kosova Sot Online”.

Sipas ekspertit Shala, për ta eliminuar këtë kosto të lartë buxhetore, që mundë të jetë sfidë për shtetin e Kosovës, ekziston edhe një modul tjetër i mundshëm i realizimit të projektit për shërbim të detyrueshëm pa kosto buxhetore, por që arrin efektin e barasvlershëm të trajnimit dhe të edukimit ushtarak.

“Një opsion tjetër mundë të jetë ri vendosja e lëndës së mbrojtjes në ciklin e mesëm shkollor kur nxënësit në vitin e fundit të shkollimit të mesëm njoftohen më modulin e një kursit bazik që e përdor FSK-ja tani dhe me këtë mos të kemi komplikime buxhetore që mund të haset por edhe të kemi eventual një note proteste nga ana e NALT (Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATO-s ) për një projekt të tillë. Si do qoftë në rrethanat që po zhvillohet rajoni dhe ndikimi gjeostrategjk në nivel botëror është mirë që aktorët vendimmarrës të ulen dhe të analizojnë në detaje një projekt të tillë duke ndryshuar planin gjithëpërfshirës të FSK-së që ka tani për 10 vitet e ardhshme”, shprehet eksperti Drizan Shala për “Kosova Sot Online”.

(Kosova sot Online)