Vuçiç reagon për Grenellin: Ja pse nuk e përballojmë dot një luftë me Kosovën

  • 19 February 2020 - 14:32
Vuçiç reagon për Grenellin: Ja pse nuk e përballojmë dot një luftë me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përballonte dot një luftë të re, ndaj  kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ajo duhet të angazhohet për bisedime.

Lajmin e përcjell B92. Vuçiçit I është kërkuar të komentojë deklaratën e Richard Grenellit, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, sipas të cilit është lajm I rremë se  SHBA-ja ka një plan për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës duke përfshirë shkëmbimin e territoreve, Vuçic u përgjigj se vazhdimisht e ka përsëritur se këto janë gjëra që kërkojnë bisedime. 

“Sa herë të ketë fuqi të mëdha perëndimore, të cilat ndërhyjnë, të gjithë do të kërkojnë gjysmën e Serbisë. Puna e jonë është që kësaj t’i kundërvihemi”, është shprehur ai. Ndërkohë, pyetja vazhdoi se  “nëse mund ta marrë me mend situatën pa bisedime, në favor të mbijetesës së popullit në Kosovë, cila do të ishte alternativa?”

Presidenti serb dha një përgjigje të qartë: “Vetëm lufta është alternativë, dhe ne këtë, nuk e duam”, duke shtuar se Serbisë nuk I nevojiten konflikte. “ Ajo që na duhet janë dekada paqeje, luftës nuk do t`i mbijetonim. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, luftërave të viteve të nëntëdhjeta… këtë nuk do ta përballonim dot. Kemi nevojë për politikë të mençur”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

(Kosova Sot Online)