Prishtinë: Banesa kaplohet nga zjarri

  • 19 February 2020 - 14:33
Prishtinë: Banesa kaplohet nga zjarri

Të martën në Prishtinë një banesë është kapluar nga zjarri, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Prishtinë, ku banesa e pabanuar e cila gjendet në katin përdhese të një ndërtese është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Ende nuk janë të njohura shkaqet dhe dëmet e zjarrit.

(Kosova Sot Online)