Abdixhiku pret në takim përfaqësuesit e JICA-s

  • 19 February 2020 - 15:00
Abdixhiku pret në takim përfaqësuesit e JICA-s

Prishtinë, 19 shkurt 2020

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën (19.02.2020), ka pritur në takim përfaqësuesin kryesor për Kosovë të Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Takeichi Jiro.

Në takim informues, Abdixhiku dhe Jiro, diskutuan për projektet e përbashkëta, me theks të veçantë, projektin për kontrollin e ndrotjes së ajrit në Republikën e Kosovës dhe unifikimin e hartave topografike digjitale.

Ministri shprehu gadishmërinë për të shtyrë përpara realizimin e të gjitha projekteve që janë në proces në të dyja dikasteret që ai drejton dhe falënderoi JICA-n për ndihmën e vazhdueshme në vendin tonë.


(Kosova Sot Online)