Haradinajt i vjen goditja e rëndë: Ja të gjitha arsyet pse duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë

  • 19 February 2020 - 19:51
Haradinajt i vjen goditja e rëndë: Ja të gjitha arsyet pse duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë

“Nëse koalicioni i tanishëm mbahet brenda një politike të caktuar e cila ofron kompromise duke ruajtur shtetësinë dhe jo duke vënë ngurtësime politike apo edhe lejime që humbin shtetësinë, mbështetja amerikane është e padiskutueshme. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë marrëveshje përfundimtare e cila krijon marrëdhënie të barabarta dhe kjo marrëveshje që është traktati i paqes konfirmon njohjen e Serbisë ndaj Kosovës. Njohja si akt nuk ndodh vetëm me deklaratën e njohjes por edhe me veprime të tjera. E nganjëherë disa kërkesa ceremoniale populiste janë banale që dëmtojnë procesin dhe duhet shikuar vetëm tek gjërat që janë esenciale të cilat nuk janë të pakta”, thotë Kuçi për “Kosova Sot Online”.

 

Image
Gurakuç Kuçi

Analisti dhe politologu, Gurakuç Kuçi mendon se Qeveria Kurti nuk duhet të hamendet fare dhe të pres në kohë për heqjen e taksës 100% të vendosur mandatin e kaluar nga Qeveria Haradinaj.

Sipas Kuçit, kjo taksë veç efektit popullsit, nuk e ka dhënë as edhe një minimum tjetër politik për të ndikuar në qëndrimet e Serbisë karshi Kosovës, dhe nuk ka dhënë as afekte në planin ekonomik. 

Kuçi vlerëson se janë të kota dhe qesharake edhe kërcënimet e opozitës për heqjen e taksës dhe provokimin eventual me protesta.

“Prandaj Qeveria duhet të veproj, t’i hapë rrugë dialogut me Serbinë, me të vetmin kusht që finalja e tij të jetë njohja reciproke dhe pa kompromise që dëmtojnë interesin e shtetit të Kosovës, të mos përsëriten kompromiset e dhimbshme që bëri në të kaluarën koalicioni PAN dhe Haradinaj nga lakmia për ushte dhe kapje të shtetit. Heqja e taksës ndaj Serbisë nuk do të gjejë ndonjë kundërshtim në popull, sepse në të vërtetë nuk ka qenë ndonjë gjë fitimprurëse për popullin. Për ta dashur një shtet apo një veprim si me rastin e taksës duhet që qytetari të përfitoj dhe ta dijë pse është pjesë e një shteti, pra që i ofron mirëqenie, siguri, drejtësi, barazi, etj., gjëra që nga qeverisjet e kaluara e edhe taksa nuk i kanë përjetuar. Taksa nuk ka qenë as vendimi i cili e ka ndalur ndryshimin e territoreve, thjesht ka qenë një vendim popullist i qeverisë Haradinaj për të mbuluar dështimet dhe korrupsionin në çdo sferë të mundshme që e kanë bërë. Sot edhe nga opozita e kushdo që e kundërshton dalin krejtësisht qesharakë pasi populli po kërkon zhvillim ekonomik dhe qasje reciproke me Serbinë dhe jo fjalë të cilat janë pa përmbajtje dhe paraqesin vetëm mllefin opozitar për humbjen e pushtetit”, thotë politologu Gurakuç Kuçi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, as demarkacioni në mandatin e kaluar, që u votua nga PAN-i nuk ishte një kurth për qeverisjen Haradinaj, por thjesht Haradinaj dëshironte të mbulonte keq qeverisjen me marrjen eventuale të liberalizimit të vizave.

“Gjë që nuk i doli ashtu dhe të gjithë e patën paralajmëruar se pavarësisht votimit të demarkacionit në dëm të Kosovës, liberalizimi nuk do të bëhet. Kështu që humbjen e territorit të Kosovës sot më shumë vulën e mban Ramush Haradinaj se sa Isa Mustafa apo Hashim Thaçi, edhe pse këta të fundit ishin iniciatorët”, thotë analisti Kuçi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, kompromise do të ketë vazhdimisht dhe për çdo gjë, sepse vetë politika është e ndërtuar mbi kompromise, mirëpo varet se për çfarë kompromisesh pajtohen dhe nga cili nivel nisen. 

“Nëse koalicioni i tanishëm mbahet brenda një politike të caktuar e cila ofron kompromise duke ruajtur shtetësinë dhe jo duke vënë ngurtësime politike apo edhe lejime që humbin shtetësinë, mbështetja amerikane është e padiskutueshme. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë marrëveshje përfundimtare e cila krijon marrëdhënie të barabarta dhe kjo marrëveshje që është traktati i paqes konfirmon njohjen e Serbisë ndaj Kosovës. Njohja si akt nuk ndodh vetëm me deklaratën e njohjes por edhe me veprime të tjera. E nganjëherë disa kërkesa ceremoniale populiste janë banale që dëmtojnë procesin dhe duhet shikuar vetëm tek gjërat që janë esenciale të cilat nuk janë të pakta”,  thekson Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, LDK-ja e ka me patjetër qëndrimin në koalicion me LVV-në deri në fund dhe t’i dërgojnë këto procese deri në fund.

“Ndryshe nëse LDK-ja për shkak të kaluarës së saj dhe ç’kapjes, edhe të LDK-së e edhe të shtetit nga krimi dhe korrupsioni, sakrifikon të ardhmen e Kosovës, atëherë me të shkatërrohet edhe LDK-ja. Pra mund të themi që për momentin ngjarjet janë në një balancë qoftë brenda dhe jashtë vendit që nëse dinë ta mbajnë dhe të evoluojnë bashkë me ngjarjet, atëherë përfundimi do të jetë relativisht i mirë. Sfida që ky proces të shkoj mirë është nga brenda për Kosovën dhe jo nga Serbia, sepse shkatërrimi i Kosovës është në shtet ky çdo sektor është i kriminalizuar dhe asgjë nuk mund të veprohet akoma pa bashkëpunim me krimin dhe mit dhënie”, shton Kuçi për “Kosova Sot Online”.

E për ta pastruar tërësisht virusin e krimit e korrupsionit nga institucionet e shtetit të Kosovës, sipas Kuçit zgjidhja është vetëm tek ligji Vetting.

“Të heqësh krimin në Kosovë do të thotë që të punësuarit në institucionet si në komuna, ministri, inspektorate, polici, AKI, agjenci të ndryshme dhe çdo nivel të i bësh një Vetting të gjerë. Mirëpo, nëse Qeveria Kurti nuk i zgjedh këto probleme, realisht është e dështuar”, përfundon politologu Gurakuç Kuçi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)