Zbulohet ‘fotografi’ i takimit H.Thaçi - M.Thaçi

  • 19 February 2020 - 20:18
Zbulohet ‘fotografi’ i takimit H.Thaçi - M.Thaçi

Siç edhe shihet nga kjo fotografi, në sfond duket se kush i ka fotografuar të dy Thaçët në takimin që paten sot.

Nga kjo fotografi vërehet se personi që fotografoi është Baton Haxhiu.

Përndryshe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar sonte në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçin.

Ky i fundit e ka uruar presidentin kosovar për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë takim, ata kanë biseduar për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut që pritet të mbahen së shpejti, ashtu si edhe për politikën dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.

(Kosova Sot Online)