Shpërthen bombula e gazit, plagosen nënë e bir

  • 19 February 2020 - 23:40
Shpërthen bombula e gazit, plagosen nënë e bir

Nënë e bur janë lënduar nga rrjedhja dhe shpërthimi i një bombule gati. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Libofshe në Fier. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të lënduarve është e mirë, pasi nënë e bijë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:30, në banesën e shtetasit M. Z në fshatin Libofshë, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi, ku si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi M. Z dhe nëna e tij.

Zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të vogla materiale.

Po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)