“Kërcënimi i rëndë”, Kurtit i vjen thirrja e radhës për taksën ndaj Serbisë

  • 20 February 2020 - 07:33
“Kërcënimi i rëndë”, Kurtit i vjen thirrja e radhës për taksën ndaj Serbisë

“Kjo çështje është shumë e qartë, nuk ka dialog duke kërcënuar me taksë reciproke. Ajo është taksë në fuqi dhe tash gjendja është edhe më keq. Dikur SHBA-atë kërkonin pezullimin e tash e kërkojnë heqjen e taksës. Pra nuk mundë të ketë në dialog kurrfarë takse e as reciprocitet për asgjë. Standardet në këtë situate dhe në të gjitha tjerat nuk lejojnë kushtëzime për asgjë, pra duhet dialogu të jetë i pa kushtëzuar, në mënyrë që të gjendet zgjidhje , kjo ishte e ditur edhe me herët. Tani është koha që Albin Kurti të ndryshoj plotësisht duke e heqë taksën sepse për pasojë të kësaj takse dihet që ka ra edhe qeveria e kaluar”, thotë profesori universitar, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Blerim Burjani e konsideron lojë politike dhe humbje kohe të panevojshme nga Qeveria e Kosovës, zvarritjen e heqjes sa më të shpejtë të taksës së vendosur nga qeveria Haradinaj ndaj mallrave serbo-boshnjake.

Burjani thotë se tani vendimi i qeverisë Kurti për ta vendosur masën e reciprocitetit në zëvendësim të taksës, është vetëm një lojë tjetër për të blerë kohë në zvarritjen e bisedimeve me Serbinë dhe vonesën e arritjes së një marrëveshje finale me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Image
Blerim Burjani

“Prandaj sa më shpejt që hiqet dorë nga këto plane të pa menduar mirë dhe të pa analizuara, aq më mirë do të ishte për të ardhmen e vendit, që njëherë e përgjithmonë të hiqen barrierat e së kaluar në mes të dy vendeve dhe që gjithçka të investohet në zhvillim dhe mirëqenie të shtetit e të qytetarëve, sepse faktori ndërkombëtar- SHBA dhe BE-ja nuk lejojnë tutje që dialogu të kushtëzohet me masa izolimi për asnjërën palë”, shprehet Burjani për “Kosova Sot Online.

“Nuk ka reciprocitet politik, as reciprocitet ekonomik e as taks e asgjë, këto janë iluzione, kushtëzime që mundë ti kushtojnë Kosovës shumë në politikën e jashtme. Nuk ka gjë prej kësaj teme, taksa duhet të hiqet plotësisht pa vënë kushte të reja. Dialogu duhet të zhvillohet pa kushte dhe i barabartë. Kjo punë tash e një kohë të gjatë po dihet dhe as që ka nevojë të humbet kohë më. Tash është koha për veprim e jo për shtrëngim dhe pendim të agjendës politike. Taksa dhe prapaskenat politike për taksën ndonjëherë tingëllojnë edhe patetike dhe qesharake. Ngurtësimi politik i këtij koalicioni mundë ta prishë vetë koalicion e pa natyrshëm dhe të çuditshëm, pra këshilla më e mirë është të hiqet taksa, të normalizohet dialogu dhe të niset në ndonjë zgjidhje sinjifikante në ndonjë sferë të brendshme politike, të ndodhë ndonjë reformë në ndonjë sektor, të ndalet ikja e qytetarëve nga vendi, le të bëjnë pra diçka të mençur për të ndal kaosin ekonomik, papunësinë e madhe e shumë tjera”, deklaron për “Kosova Sot Online”, profesor Blerim Burjani.

Sipas tij, kërcënimin e dialogut me taksë apo me kushte të tjera sikur është edhe reciprociteti, e kanë cilësuar qasje të pa pranueshme së fundi edhe BE edhe SHBA-të.

“Kjo çështje është shumë e qartë, nuk ka dialog duke kërcënuar me taksë reciproke. Ajo është taksë në fuqi dhe tash gjendja është edhe më keq. Dikur SHBA-atë kërkonin pezullimin e tash e kërkojnë heqjen e taksës. Pra nuk mundë të ketë në dialog kurrfarë takse e as reciprocitet për asgjë. Standardet në këtë situate dhe në të gjitha tjerat nuk lejojnë kushtëzime për asgjë, pra duhet dialogu të jetë i pa kushtëzuar, në mënyrë që të gjendet zgjidhje, kjo ishte e ditur edhe me herët. Tani është koha që Albin Kurti të ndryshoj plotësisht duke e heqë taksën sepse për pasojë të kësaj takse dihet që ka ra edhe qeveria e kaluar”, përfundon profesori universitar, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)