Flet eksperti i ekonomisë: Edhe Kuvendi ta ndjekë shembullin e Qeverisë, ja pse!

  • 20 February 2020 - 07:38
Flet eksperti i ekonomisë: Edhe Kuvendi ta ndjekë shembullin e Qeverisë, ja pse!

“Është shumë veprim i qëlluar që e ka ndërmarr Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti dhe normal, unë mendoj që tani edhe Kuvendi i Kosovës duhet ta ndjek shembullin e Qeveris së Kosovës, e jo të presin, të heshtin, apo edhe rrisin pagat e tyre si me ish Qeverinë Haradinaj. Prandaj nëse nuk pranojnë ta bëjnë këtë me vetë dëshirë dhe me vetë iniciativë, do të ishte mirë që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të jep urdhër të prerë, të merr vendim edhe për uljen e pagave në të zyrtarëve por edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo do të vlente për pagën e rregullt kurse pas përfundimit të mandatit secili të shkon në detyrën e tij që e ka pasur derisa është bërë deputet dhe ti kthehet pagës nga profesioni i tij aty për aty, nëse nuk merr mandat të ri”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, duke e vlerësuar si shumë të guximshëm dhe pozitiv vendimin e Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin e pagave të qeveritarëve, kërkon që tani këtë shembull ta ndjek edhe Kuvendi i Kosovës.

Grapci thekson se të zgjedhurit e popullit në parlament, duhet ta ndjekin modelin e rishikimit dhe racionalizimit të pagave për deputetët dhe zyrtarët tjerë në Kuvend, dhe jo vetëm kaq, por të zbatohet njësoj nga Kuvendi modeli i ndalimit të përfitimit financiare edhe pas mandatit.

Përveç vendimit të kundërligjshëm të ish Qeverisë Haradinaj për ngritjen e pagave për vete dhe kabinetin qeveritar, vendimi i dytë që u shfuqizua e që ka pasur për pasojë zbatimi kosto të lartë buxhetore për shtetin ishte edhe, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish Qeverive, pas mandatit.

Një benefit të tillë pas përfundimit të mandatit e kanë të siguruar edhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, prandaj ekspertë të ekonomisë dhe analistët politikë kërkojnë që këtë edhe Kuvendi ta ndjekë shembullin e Qeverisë.

Image
Dardan Grapci

“Është shumë veprim i qëlluar që e ka ndërmarr Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti dhe normal, unë mendoj që tani edhe Kuvendi i Kosovës duhet ta ndjek shembullin e Qeveris së Kosovës, e jo të presin, të heshtin, apo edhe rrisin pagat e tyre si me ish Qeverinë Haradinaj. Prandaj nëse nuk pranojnë ta bëjnë këtë me vetë dëshirë dhe me vetë iniciativë, do të ishte mirë që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të jep urdhër të prerë, të merr vendim edhe për uljen e pagave në të zyrtarëve por edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo do të vlente për pagën e rregullt kurse pas përfundimit të mandatit secili të shkon në detyrën e tij që e ka pasur derisa është bërë deputet dhe ti kthehet pagës nga profesioni i tij aty për aty, nëse nuk merr mandat të ri. Deputetët të cilët kanë qenë mjek, doktor, profesor, drejtor etj, duhet ti kthehen profesionit të tyre pasi që të largohen nga Kuvendi me përfundim të mandatit, njësoj sikur ata nga Qeveria. Të njëjtëve automatikisht duhet të ju ndërpritet marrja e pagave, e jo të marrin edhe kur të largohen pagë të vazhdueshme edhe për një vit, qoftë nga Kuvendi apo ata të tjerët nga Qeveria e Kosovës”, thotë njohësi i fushës së ekonomisë dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci kërkon nga kryesia e Kuvendit dhe nga kryetarja Vjosa Osmani, që të instalojë rregull dhe përgjegjësi për sjelljet e deputetëve në seanca.

“Seanca e parë ka qenë, sipas mendimit tim, thjeshtë një hapje ku të testohet Kryeparlamentarja e re në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputetët e tjerë. Ajo se çka duhet të veprohet më tutje nga Qeverisja e re është që ti përgjigjet seriozisht Kuvendit, dhe në seancat e ardhshme është e domosdoshme marrja e punës me seriozitet si dhe ta dëgjojnë zërin e popullit e jo të atyre të cilët deri më sot e kanë sjellë Kosovën në Humnerë dhe i kanë detyruar qytetarët të ikin jashtë, me keq qeverisjen e tyre, me marrjen e ryshfetit, të kërcënimeve etj, e që të rinjtë dhe të rejat, mjekët dhe arsimtarët po detyrohen të largohen nga Kosova, deshën apo nuk deshën, edhe në mënyrë ilegale por edhe në mënyrë të organizuar me viza pune. Prandaj uroj që me Qeverinë e re, ti kthehen shpresa edhe rinisë së Kosovës për punë dhe jetë në vendin e tyre”, deklaron Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)