Hashim Thaçit i vjen ‘goditja’, kjo është kërkesa për Albin Kurtin

  • 20 February 2020 - 07:51
Hashim Thaçit i vjen ‘goditja’, kjo është kërkesa për Albin Kurtin

“Të gjitha këto marrëveshje të nënshkruara dhe marrëveshja finale duhet në fund të votohen në Kuvendin e Republikës se Kosovës. Nuk besoj qe ka deputet shqiptar që voton marrëveshje që dëmton Kosovën. Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë shtetëror. Nëse këto marrëveshje dhe marrëveshja finalë është e dëmshme për Kosovën, atëherë i hedh të gjitha poshtë, siç i hodhi për Asociacion e komunave me shumicë serbe. Kushtetuta është gardian i shtetit, edhe kur ka njerëz si Hashim Thaçi që për hir të interesave personale bëjnë pazare me shtetin”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Faik Krasniqi e ka bërë përgjegjës Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me shtetin serb deri më tani, qoftë në pozitën e Kryeministrit apo edhe si President vendi, e të cilat nuk po zbatohen nga Serbia.

Sipas Krasniqit, Thaçi akoma po vazhdon ta përdorë me mjeshtri dinakërinë e tij të përkryer edhe në pozitën e presidentit, për të vazhduar që ta ketë primatin kryesor në dialogun me Serbinë, madje edhe duke vepruar mbi kompetencat e qeverisë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja dypalëshe sikur ishin këto dy të fundit, marrëveshja për hekurudhat dhe autostradën të nënshkruara në Mynih.

Sipas Krasniqit, duhet të jetë alarmuese për Kosovën deklarimi i kryeministrit, Albin Kurti se dy marrëveshjet e nënshkruara në Berlin janë bërë pa njohurinë e tij, dhe pa miratimin e qeverisë Kurti.

Image
Faik Krasniqi

“Dhe kjo nuk është gjë tjetër veç se një dëshmi, se Kurtit vetëm do t’i servohen marrëveshjet për të cilat tashmë e ka dhënë miratimin Thaçi. Këto marrëveshje, nëse nuk janë në interesin e shtetit të Kosovës, që kanë anashkaluar autoritetin e Qeverisë dhe janë firmosur nga Hashim Thaçi dhe vartësit e tij, nuk duhet të kalojnë në vota në Kuvendin e Kosovës sepse edhe pala serbe nuk po i zbaton nga ana e saj marrëveshjet e arritura deri më tani”, thotë Krasniqi.

“Deri me tash Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar me dhjetëra marrëveshje. Asnjë nga këto marrëveshje nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë. Me përjashtim të ndonjë marrëveshje. Ministri Abdixhiku duhet t'i shkarkoj drejtorët që pa autorizim kanë shkuar të nënshkruajnë marrëveshje, dhe çdo zyrtar që me urdhër të presidentit Thaçi shkon dhe nënshkruan marrëveshje të shkarkohet. Presidenti Thaçi duhet të ndiqet penalisht për këto pazare të fshehta me Vuqiqin. Çfarë halli ka ky njeri që dëmton shtetin e tij për t'i kënaqur apetitet e Serbisë”, shton analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

E derisa Gjykata Kushtetuese nuk ia njeh Hashim Thaçit të drejtën e bisedimeve në emër të qeverisë dhe arritjen e marrëveshjeve që janë kompetencë e ekzekutivit, Krasniqi kërkon që këto marrëveshje të mos i votojë Kuvendi i Kosovës, kurse Hashim Thaçi duhet të përgjigjet për shkeljen e Kushtetutës.

“Kemi një Gjykatë Kushtetuese dhe një Kuvend të Republikës. Të gjitha këto marrëveshje të nënshkruara dhe marrëveshja finale duhet në fund të votohen në Kuvendin e Republikës se Kosovës. Nuk besoj qe ka deputet shqiptar që voton marrëveshje që dëmton Kosovën. Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë shtetëror. Nëse këto marrëveshje dhe marrëveshja finalë është e dëmshme për Kosovën, atëherë i hedh të gjitha poshtë, siç i hodhi për Asociacion e komunave me shumicë serbe. Kushtetuta është gardian i shtetit, edhe kur ka njerëz si Hashim Thaçi që për hir të interesave personale bëjnë pazare me shtetin. Vlen të theksohet edhe një gjë. Kryeministri Albin Kurti në Munchen ishte i vetëm, përballë Thaçit, Vucicit dhe Rames, treshes që janë bërë bashkë për ndarjen e Kosovës. Por kryeministri Kurti ua bëri të qartë që ideja e tyre le të harrohet. Gjykata Kushtetuese dhe Albin Kurti nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës”, përfundon analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)